Pompa Termike Ajër - Ujë
Termika HVAC
zgjidhje ideale
Jeni duke përdorur sisteme ngrohje elektrike, karburant ose lëndë djegëse të ngurtë dhe jeni të shqetësuar nga faturat e larta të energjisë? A jeni të shqetësuar nga ndikimi mjedisor i sistemit tuaj ekzistues të ngrohjes? Apo po kërkoni të maksimizoni pompën termike për të gjithë ndërtesën tuaj të re? Inxhinierët Termika HVAC mund të ju ndihmojnë me projektimin, konceptin dhe ekzekutimin e projektit tuaj me pompë termike. Ndihmojmë si në projekte të hapësirave rezidenciale ashtu edhe ato komerciale.
Inxhinierët Termika HVAC përdorin zgjidhjet e duhura softuerike MEP për të hartuar projektet tona tërësisht. Ne mund të projektojmë dhe dokumentojmë edhe sistemet më komplekse të ndërtesave në një kohë të shkurtër.
Me projektimin tonë, ne lehtësojmë projektin tuaj me pompë termike nga koncepti deri në ekzekutim duke dërguar përditësime të vazhdueshme në të gjithë modelin. Përpara se të fillojmë me punën, kemi parasysh nevojat e klientëve, nevojat e qëndrueshmërisë, faktorët strukturorë, dizajnin arkitektonik, aspektet komerciale dhe më shumë. Ne mbështesim klientët në fazat e konceptit, skemës, zhvillimit të projektimit dhe realizimit.
Të gjitha projektimet dhe instalimet e Termika HVAC
realizohen me markat më të njohura të fushës
Lider në projektimi dhe instalim
Ekipi jone gjithmonë mbanë standardet me te larta të përsosmërisë inxhinierike ne ngrohje, ventilim dhe klimatizim.