Njësitë e brendshme

Termika HVAC

zgjidhje ideale

Njësitë e brendshme kanë një rol të rëndësishëm për sigurimin efikas dhe me shpenzime të ulëta të ngrohjes ose ftohjes brenda një ndërtese.

Inxhinierët tanë mund të ju ndihmojnë të arrini mjedisin cilësor që meritoni. Ne përpiqemi të promovojmë një jetë komode, efikasitet gjatë punës, produktivitet më të mirë dhe emetim më të ulët të gazrave serrë.

Ne punojmë në zgjedhjen e njësive të brendshme duke marrë parasysh elementet thelbësorë si klasifikimi i ndërtesës, faktorët e efikasitetit të ndërtesës, faktorët gjeometrikë, kostot e ndërtimit dhe më shumë.

Përzgjedhjet e duhura të pajisjeve janë të nevojshme në çdo strukturë, sepse kjo jo vetëm që përcakton përdorimin e pajisjes, por edhe koston e funksionimit. Përdorimi i pajisjeve shumë të mëdha konsumon më shumë energji ndërsa përdorimi i pajisjeve shumë të vogla rrit rrezikun e punës së tepërt dhe zëvendësimit të vazhdueshëm; që të dyja do t’ju kushtojnë më shumë në planin afatgjatë.

Synimi ynë në Termika HVAC është t’ju ofrojmë projekte me cilësi të lartë që i përshtaten në mënyrë unike projektit tuaj, duke iu përmbajtur standardeve të vendosura inxhinierike.

Shërbimet tona për përzgjedhjen e pajisjeve do të sigurojnë që ju të maksimizoni përdorimin e pajisjeve tuaja duke ulur njëkohësisht koston e përgjithshme të funksionimit gjithmonë duke respektuar kriteret e sigurisë.

  • Radiator
  • Ventilator-Konvektor (Fan Coil)
  • Ngrohje në dysheme
  • Konvektorë të dyshemesë

Të gjitha projektimet dhe instalimet e Termika HVAC

realizohen me markat më të njohura të fushës

Lider në projektimi dhe instalim

Ekipi jone gjithmonë mbanë standardet me te larta të përsosmërisë inxhinierike ne ngrohje, ventilim dhe klimatizim.