Për ne

Termika HVAC

lider në këtë fushë

Me dekada eksperiencë në projekte te ngrohjes, ventilimit, klimatizimit dhe inxhinierisë mekanike, Termika HVAC ju ofron klientëve zgjidhje inovative, te kompletuara, te kualitetit te larte, me efiçiencë te energjisë dhe çmime konkurruese edhe per projektet me sfiduese teknike. Nga projektimi tek specifikimet tek instalimet, ekipi jone gjithmonë mbanë standardet me te larta të përsosmërisë inxhinierike ne ngrohje, ventilim dhe klimatizim. Ne ndjekim nje filozofi te kompanisë qe konsumatori eshte ne rradhe te pare dhe jemi krenare ne qasjen tone te personalizuar ne inxhinieri.

Termika HVAC do te ju ofroje shërbime te teknologjisë se fundit te ngrohjes,ventilimit dhe klimatizimit gjate te gjithë projektit, duke ndihmuar ne realizim te shpejte, redukim te gabimeve dhe lëshimeve, humbjeve me te vogla dhe nje kuptim me te mire te koncepteve te projektimit.

Kompania ofron shërbime gjithëpërfshirëse konsulence dhe mbikëqyrjeje duke filluar nga sistemet tradicionale të ngrohjes, sistemet e ftohjes dhe sistemet e ventilimit deri tek projektet e specializuara si sisteme ngrohjeje inovative dhe eficiente, sisteme ftohjeje, ftohje precize, sisteme VRF, sisteme te trajtimit te ujit sanitar, ventilim me rikuperimin e nxehtësisë dhe sisteme te ventilimit te garazheve.
Specialistët tanë kanë projektuar sisteme te ngrohjes, ventilimit dhe klimatizimit për ndërtesa të ndryshme rezidenciale, komerciale, industriale, fabrika dhe qendra tregtare.
Teknologjitë më të fundit përdoren gjithmonë në procesin e projektimit dhe instalimit. Specialistët tanë monitorojnë zhvillimet e reja brenda profesionit dhe janë aktivë në zbatimin e risive në procesin e projektimit dhe instalimit.

projekte
0 +
m² të projektuara
0 +
klient
0 +
vite eksperiencë
0 +

Termika HVAC

është themeluar në vitin 2006 në Prishtinë. Që nga themelimi i kompanisë, përpjekjet tona janë fokusuar në dhënien e zgjidhjes më të mirë të përshtatur, bazuar në këto parime:

Inovacioni – përvoja profesionale dhe njohuritë e inovacioneve në zgjidhjet dhe pajisjet teknologjike janë baza e qasjes sonë individuale ndaj çdo projekti.

Cilësi e lartë – deri në çdo detaj të punës sonë, të cilës i qasemi me vëmendje dhe përgjegjësi.

Efiçience e energjise – identifikimi dhe eliminimi i konsumit te panevojshëm të energjisë, duke ju lënë funksionalitetin maksimal për shpenzime minimale të energjisë.

Qëndrueshmëri – të gjitha sistemet tona janë projektuar duke pasur parasysh jetëgjatësinë, duke ju kursyer kostot e mirëmbajtjes.

Besnikëria – në marrëdhëniet me partnerët, klientët dhe konkurrentët.

Me punën e saj aktive dhe punën e shkëlqyer ndër vite, Termika HVAC radhitet ndër kompanitë lidere dhe më të respektuara në Kosovë në fushën e Ngrohjes, Ventilimit dhe Klimatizimit.

ekipa jonë

Lulzim Kryeziu

Drejtor

Arlind Maliqi

Projektues përgjegjës

Endrit Jerliu

Ndihmës Projektues

Erblin Kryeziu

Ekspert i projekteve

Një histori

Suksesi

2006

Termika HVAC është themeluar më 4 shtator në Prishtinë si kompani individuale. Aktiviteti i kompanisë së sapokrijuar është i fokusuar në të gjitha aktivitetet që shoqërojnë ngrohjen, ventilimin dhe klimatizimin, dhe në fillim aktiviteti përqëndrohet në projektim, revidim dhe mbikëqyrje.

2007

Aktiviteti zgjerohet dhe tani mbulon edhe instalimin, servisimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve te Ngrohjes, Ventilimit dhe Klimatizimit. Qasja inovative dhe profesionale në projekte shpie në bashkëpunim me kompaninë sllovene “Klima Petek”d.o.o, e cila e pozicionon Termika HVAC si përfaqësuese të autorizuar në Kosovë.

2008

Pas shfaqjes së vlerave të mëdha të inxhinierisë brenda projekteve, në bashkëpunim me “Klima Petek” d.o.o., aktiviteti projektues shtrihet edhe përtej kufijve, në tregun Slloven.

2009

Niveli inxhinierik i Termika HVAC vihet re përtej Gadishullit Ballkanik, i cili shpie në përfshirjen në projekte në Zvicër dhe Gjermani.

2011

Projektet e suksesshme gjatë viteve të bashkëpunimit me “Klima Petek” d.o.o., bëjnë të mundur besimin e projektimit dhe instalimit të një prej projekteve më të mëdha dhe të rëndësishme të qendrës qendrore të NLB Bank.

2015

Zhvendosja në zyrat krejtësisht të reja.

2021

Arritja e 4,000,000 m², të projektuara.

Të gjitha projektimet dhe instalimet e Termika HVAC

realizohen me markat më të njohura të fushës