Sherbimet

nga projektimi

në realizim

Cili sistem i Ngrohjes, Ventilimit dhe Klimatizimit është sistemi i duhur për ndërtesën tuaj? Termika HVAC përgatit zgjidhje të sistemit të përshtatur për nevojat tuaja, duke maksimizuar efiçiencën e energjisë dhe duke minimizuar koston e instalimit.

Ngrohja, ventilimi dhe klimatizimi është përgjithësisht përgjegjës për një pjesë të konsiderueshme të shpenzimit total të energjisë së ndërtesave. Synimi ynë në Termika HVAC është të ju ofrojmë projektime, instalime, revidime dhe mbikëqyrje me cilësi të lartë që janë të përshtatshme në mënyrë unike për projektin tuaj, duke iu përmbajtur standardeve të vendosura inxhinierike dhe të efiçiencës.

Projektim

Mbështetur nga më shumë se një dekadë përvojë në industri, Termika HVAC mund të konceptojë sistemin më të mirë të mundshëm të ngrohjes, ventilimit dhe klimatizimit për t’iu përshtatur nevojave tuaja, qofshin ato për ndërtesa rezidenciale, tregtare apo industriale. Të gjitha projektet tona bëhen veçanërisht për çdo klient, duke përdorur kombinimin e duhur të softuerik të projektimit nga kompjuteri (CAD), njohuritë inxhinierike dhe gjykimin profesional. Ne mund të projektojmë dhe dokumentojmë edhe sistemet më komplekse të ndërtesave në një kohë të shkurtër.

Me projektimin tonë, ne lehtësojmë projektin tuaj nga koncepti deri në ekzekutim duke dërguar përditësime të vazhdueshme në të gjithë modelin. Përpara se të fillojmë me punën, kemi parasysh nevojat e klientëve, nevojat e qëndrueshmërisë, faktorët strukturorë, dizajnin arkitektonik, aspektet komerciale dhe më shumë. Ne mbështesim klientët në fazat e konceptit, skemës, zhvillimit të projektimit dhe realizimit.

Procesi i thjeshtuar fokusohet plotësisht në produktivitetin e përgjithshëm si dhe në tërësinë e rezultateve. Ne sigurojmë që të gjitha planet tona të përfundojnë brenda një plani të ngjeshur, në mënyrë që të mos keni nevojë të prisni shumë për të filluar fazën e ndërtimit ose instalimit. Me një dokumentacion shumë të detajuar, do të keni në dispozicion gjithçka që ju nevojitet për të marrë produktin më të mirë të përfunduar.

Instalim

Nëse jeni të interesuar të instaloni një sistem të ngrohjes, ventilimit dhe klimatizimit në shtëpinë ose biznesin tuaj, profesionistët tanë në Termika HVAC janë të gatshëm të ju ndihmojnë. Çfarëdo sistemi që zgjidhni instalimi është një punë që u lihet më së miri profesionistëve. Pavarësisht nëse jeni duke ndërtuar shtëpinë tuaj të re, duke shtuar një dhomë të re ose duke rinovuar një strukturë të vjetër, ekspertët tanë mund t’i përgjigjen çdo pyetjeje që mund të keni dhe t’ju ndihmojnë në marrjen e vendimit të duhur se cilin sistem ose njësi të instaloni.

Ne dëgjojmë nevojat tuaja dhe dalim me modele inteligjente që përfaqësojnë qëllimet dhe zgjidhjen tuaj ideale. Inxhinierët inspektojnë zonën për të marrë dimensionet e duhura dhe informata tjera të nevojshme për procesin e instalimit.

Ju mund t’i realizoni instalimet ne mënyrë profesionale nga ekspertët, gjithmonë duke marrë parasysh nevojat e klientëve, nevojat e qëndrueshmërisë, faktorët strukturorë, dizajnin arkitektonik, aspektet komerciale dhe më shumë. Ne mbështesim klientët në fazat e konceptit, skemës, zhvillimit të projektimit dhe realizimit.

Revidim

Revidimi i projektit synon të tregojë shkallën në të cilën projekti juaj përputhet me standardet e kërkuara të projektit. Një rishikim i projektit do t’ju japë një kuptim të mirë të statusit aktual të projektit tuaj dhe se si është në rrugën e duhur për të ofruar kërkesat tuaja. Rishikimi i projektit mund të bëhet në çdo kohë gjatë ose pas projektit.

Mbikëçyrja

Mbikëqyrja e instalimeve të ngrohjes, ventilimit dhe klimatizimit është një nga elementët më të rëndësishëm në finalizimin e projektit. Thelbi i një sistemi të mirë-projektuar është një sistem i instaluar siç duhet dhe kjo arrihet me mbikëqyrës profesionistë që ndjekin çdo detaj të projektit dhe sigurojnë zbatimin.

Inxhinierët tanë janë të përgatitur mirë dhe të përkushtuar për të arritur këto rezultate.

Lider në projektimi dhe instalim

Ekipi jone gjithmonë mbanë standardet me te larta të përsosmërisë inxhinierike ne ngrohje, ventilim dhe klimatizim.