25 vite eksperiencë pune

Ngrohje
Ventilim
Klimatizim

Nga projektimi tek specifikimet tek instalimet, ekipi jone gjithmonë mbanë standardet me te larta të përsosmërisë inxhinierike ne ngrohje, ventilim dhe klimatizim.

NGA PROJEKTIMI NË REALIZIM

Cili sistem i Ngrohjes, Ventilimit dhe Klimatizimit është sistemi i duhur për ndërtesën tuaj? Termika HVAC përgatit zgjidhje të sistemit të përshtatur për nevojat tuaja, duke maksimizuar efiçiencën e energjisë dhe duke minimizuar koston e instalimit.

Ngrohja, ventilimi dhe klimatizimi është përgjithësisht përgjegjës për një pjesë të konsiderueshme të shpenzimit total të energjisë së ndërtesave. Synimi ynë në Termika HVAC është të ju ofrojmë projektime, instalime, revidime dhe mbikëqyrje me cilësi të lartë që janë të përshtatshme në mënyrë unike për projektin tuaj, duke iu përmbajtur standardeve të vendosura inxhinierike dhe të efiçiencës.

Projektim

Mbështetur nga më shumë se një dekadë përvojë në industri, Termika HVAC mund të konceptojë sistemin më të mirë të mundshëm të ngrohjes, ventilimit dhe klimatizimit për t’iu përshtatur nevojave tuaja, qofshin ato për ndërtesa rezidenciale, tregtare apo industriale. 

Instalim

Nëse jeni të interesuar të instaloni një sistem të ngrohjes, ventilimit dhe klimatizimit në shtëpinë ose biznesin tuaj, profesionistët tanë në Termika HVAC janë të gatshëm të ju ndihmojnë.

Revidim

Revidimi i projektit synon të tregojë shkallën në të cilën projekti juaj përputhet me standardet e kërkuara të projektit. Një rishikim i projektit do t’ju japë një kuptim të mirë të statusit aktual të projektit tuaj dhe se si është në rrugën e duhur për të ofruar kërkesat tuaja.

Mbikëçyrja

Mbikëqyrja e instalimeve të ngrohjes, ventilimit dhe klimatizimit është një nga elementët më të rëndësishëm në finalizimin e projektit. Thelbi i një sistemi të mirë-projektuar është një sistem i instaluar siç duhet dhe kjo arrihet me mbikëqyrës profesionistë që ndjekin çdo detaj të projektit dhe sigurojnë zbatimin.

projekte
0 +
m² të projektuara
0 +
klient
0 +
vite eksperiencë
0 +

Termika HVAC

është themeluar në vitin 2006 në Prishtinë. Që nga themelimi i kompanisë, përpjekjet tona janë fokusuar në dhënien e zgjidhjes më të mirë të përshtatur, bazuar në këto parime:

Inovacioni – përvoja profesionale dhe njohuritë e inovacioneve në zgjidhjet dhe pajisjet teknologjike janë baza e qasjes sonë individuale ndaj çdo projekti.

Cilësi e lartë – deri në çdo detaj të punës sonë, të cilës i qasemi me vëmendje dhe përgjegjësi.

Efiçience e energjise – identifikimi dhe eliminimi i konsumit te panevojshëm të energjisë, duke ju lënë funksionalitetin maksimal për shpenzime minimale të energjisë.

Qëndrueshmëri – të gjitha sistemet tona janë projektuar duke pasur parasysh jetëgjatësinë, duke ju kursyer kostot e mirëmbajtjes.

Besnikëria – në marrëdhëniet me partnerët, klientët dhe konkurrentët.

Me punën e saj aktive dhe punën e shkëlqyer ndër vite, Termika HVAC radhitet ndër kompanitë lidere dhe më të respektuara në Kosovë në fushën e Ngrohjes, Ventilimit dhe Klimatizimit.

Lider në projektim!

Kompania jonë krenohet që është e saktë, e përgjegjshme dhe e lehtë për bashkepunim. Ne kemi ekspertizë me një gamë të gjerë projektesh inxhinierike te Ngrohjes, Ventilimit dhe Klimatizimit, nga rezidencat private deri te depot e mëdha industriale.

Të gjitha projektimet dhe instalimet e Termika HVAC

realizohen me markat më të njohura të fushës

Lider në projektimi dhe instalim

Ekipi jone gjithmonë mbanë standardet me te larta të përsosmërisë inxhinierike ne ngrohje, ventilim dhe klimatizim.